16 Shkurt 2019
Avokati I Popullit Është Në Monitorim Të Situatës Gjatë Protestës Në Bulevardin “Dëshmorët E Kombit”.
Avokati i Popullit është në monitorim të situatës gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Institucioni bën thirrje për ruajtjen e qetësisë nga ana e qytetarëve dhe respektim të të drejtës së qytetarëve
për tubime nga ana e autoriteteve.
Gjithashtu veprimet e policisë po ndiqen me vëmendje për të verifikuar masën e proporcionalitetit
si gjatë ndërhyrjeve për shpërndarjen e turmës, ndalimeve etj.