8 Prill 2024

Avokati I Popullit Shënjon Ditën E Romëve


Avokati i Popullit shënjon ditën e Romëve

Në datën 8 Prill, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Romëve, festohet dhe vlerësohet kultura e këtij komuniteti të veçantë, ndërsa thelbi i kësaj ngjarjeje është të sensibilizojmë për sfidat dhe problemet me të cilat përballet kjo pakicë.

 

Avokati i Popullit ka si prioritet mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare, duke përfshirë këtu edhe pakicën Rome, e njohur zyrtarisht nga ligji. Fokusi kryesor është integrimi dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për këtë komunitet i cili pëballet me stereotipe negative duke e izoluar nga shoqëria. Kjo jo vetëm që shkakton pengesa në integrimin e tyre, por edhe në gëzimin e të drejtave themelore dhe pjesëmarrjen në jetën shoqërore. Për të kapërcyer këto sfida, është e rëndësishme të krijojmë një shoqëri që përmbush standardet e barazisë para ligjit dhe respekton diversitetin.

 

Angazhimi i institucioneve shtetërore dhe organizatave të të drejtave të njeriut është jetik për të garantuar që të gjithë individët, pavarësisht prej grupit etnik apo kulturor, të kenë mundësi të barabarta dhe të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë të plotë.

 

Kështu, Dita Ndërkombëtare e Romëve është një rast për të reflektuar dhe për të angazhuar shoqërinë për një mjedis më gjithëpërfshirës dhe të drejtë.