24 Tetor 2024

Avokati I Popullit Shënjon Ditën E Kombeve Të Bashkuara


Avokati i Popullit shënjon Ditën e Kombeve të Bashkuara

Sot, shënojmë një bashkim të fortë mes kombeve që ndajnë një vizion të përbashkët për  paqe,  drejtësi dhe barazi. Kombet e Bashkuara përfaqësojnë shpresën për një botë ku çdo njeri, pa dallim, mund të jetojë me dinjitet dhe të drejtat e tij të respektohen.

 

 

Për Shqipërinë, kjo ditë është një kujtesë e rëndësishme se përkushtimi ynë për të drejtat e njeriut dhe për zhvillimin e qëndrueshëm është thelbësor për të ardhmen tonë . Le të reflektojmë për sfidat që përballim, por gjithashtu për mundësitë që na ofrohen për të punuar së bashku , për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.

 

 

Le të angazhohemi për të krijuar një botë ku secili prej nesh është i rëndësishëm dhe ka mundësinë për të kontribuar