Avokati I Popullit Ripërtërin Angazhimin Për Eleminimin E Hendekut Social
Ndërsa sezoni i verës ka nisur, një numër familjesh dhe qytetarësh përfitojnë nga mundësia për të pushuar pas një viti pune e studimi.
Megjithatë, sipas shifrave të burimeve të ndryshme vitet e fundit (EUROSTAT, etj), pjesa dërrmuese e shqiptarëve, afro 70% e tyre nuk mund të përballojnë as një javë pushime gjatë gjithë vitit, për arsye të ndryshme, kryesisht ekonomike.
Avokati i Popullit e konsideron punën me kushte e terma dinjitoze si një nga të drejtat themelore të qytetarëve dhe advokon në mënyrë të vazhdueshme për të.
Gjithashtu, çrrënjosja e varfërisë e cila i privon qytetarët edhe nga të drejtat më bazike, si ato për mundësinë e disa ditëve pushim në vit, është një nga temat e vazhdueshme në qendër të veprimtarisë së Avokatit të Popullit.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i përkushtuar në përpjekjen për ta bërë të dëgjohet zërin e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për më shumë të drejta, zhdukjen e pabarazive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.