Avokati I Popullit Raporton Në Sesionin Paraprak Të Mekanizmit Të Këshillit Të Të Drejtave Të Njeriut Të Okb, Për Rishikimin Periodik Universal (Upr)
Në datat 2 – 5 prill 2019 po zhvillohet ne Gjeneve: Sesioni paraprak i 33 i Mekanizmit te Keshillit te te Drejtave te Njeriut per Rishikimin Periodik Universal (UPR), ne kuader te ciklit te trete te monitorimit.
Ky eshte nje Mekanizem i vecante mbi situaten e gjendjes se te drejtave te njeriut, ku ne kuader te permbushjes se detyrimeve nderkombetare ne fushen e te Drejtave te Njeriut, qeveria Shqiptare i paraqet Keshillit te te Drejtave te Njeriut prane OKB-se, Raportin perkates.
Kujtojme se Raporti i pare per Shqiperine eshte paraqitur nga shteti Shqiptar ne vitin 2009, nderkohe qe Keshilli i te Drejtave te Njeriut prane OKB, me Rezoluten A/HRC/27/2 date 22 dhjetor 2014 ka miratuar Raportin Vleresues me 164 rekomandime te paraqitura nga vende te ndryshme te OKB-se.
Ne daten 4 prill u zhvillua Sesioni paraprak i ciklit te 3-te te vleresimit per Shqiperine. Ne kete proces merrte pjese per te raportuar (per here te pare qe nga krijimi i tij), edhe institucioni i Avokatit te Popullit.
Ne raportimin qe perfshinte periudhen 2015 – 2018 institucioni yne u perqendrua kryesisht ne tete fusha: Gjendja e personave te denuarve dhe dhuna ne ambjentet e ndalimit te lirise, Personat me aftesi te kufizuar, Te drejtat e femijeve, Orientimi seksual dhe identiteti gjinor, Problematikat e institucioneve te te Drejtave te Njeriut, Ceshtjet e pronesise, Ceshtje te dhunes ne familje dhe dhunes ndaj grave dhe Ceshtjet e gjakmarrjes.
Ne kuader te procesit per ciklin e 3-te te monitorimit, prezantime u bene edhe nga 3 organizata jofitimprurese. Ne konkluzionet perfundimtare pas prezantimeve, institucioni yne theksoi rendesine per: 1. Rritjen e mbeshtetjes financiare dhe burimeve njerezore nga ana e institucioneve shteterore perkatese, si dhe 2. Marrjen e masave per rritjen e nivelit te zbatueshmerise se rekomandimeve te AP.
Cikli i 3-te i monitorimit te Mekanizmit te shqyrtimit Universal Periodik, pas ketij sesioni parapergatitor, do te finalizohet me Seancen plenare qe do te zhvillohet ne muajin maj 2019.
Institucioni u perfaqesua nga drejtori i Kabinetit z. Enio Haxhimihali i cili raportoi mbi gjendjen e te Drejtave te Njeriut sipas vleresimit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi, qe nga raportimi i dyte.
Avokati i Popullit rithekson se ne permbushje te misionit te tij, do te vazhdoje te jete i angazhuar ne monitorimin e respektimit te te drejtave te njeriut ne Shqiperi.