Avokati I Popullit Mesazh Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Pandëshkueshmërisë Së Krimeve Ndaj Gazetarëve
Në një Shqipëri që aspiron për drejtësi dhe demokraci funksionale, mbrojtja e gazetarëve është themelore.
Në përpjekjen e tyre për të zbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur interesin publik, ata shpesh përballen me kërcënime e rreziqe.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve, Avokati i Popullit shpreh angazhimin në promovimin e politikave që forcojnë mbrojtjen ligjore dhe sociale të gazetarëve.
Gjithashtu, në këtë ditë, theksi duhet vënë edhe për një media të përgjegjshme, që raporton me profesionalizëm dhe etikë. Media ka një rol kyç në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe në zbardhjen e të vërtetave që ndihmojnë shoqërinë tonë të zhvillohet.
Liria e medias nuk është vetëm një ideal, por një gur themeli i demokracisë dhe llogaridhënies!