25 Tetor 2018
Avokati I Popullit Me Rastin E Dites Se Kombeve Te Bashkuara
Institucioni i Avokatit të Popullit përshëndet ditën e Kombeve të Bashkuara dhe shpreh mirënjohjen për partneritetin në rritje me agjencitë e kësaj organizate të madhe kolektive globale pjesë e së cilës vendi ynë është qysh prej themelimit.
Gjithashtu, Avokati i Popullit i uron për këtë ditë punonjësit e misioneve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe shpreh vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin edhe më tej.