6 Nëntor 2023

Zhvillohet Takimi I Byrosë Së Ganhri-T (Aleanca Globale E Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut)


ZHVILLOHET TAKIMI I BYROSË SË GANHRI-T (ALEANCA GLOBALE E INSTITUCIONEVE KOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT)

Avokatja e  Popullit, Znj. Erinda Ballanca ka marrë pjesë në takimin e byrosë së GANHRI-t (Aleanca Globale e Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut).  

 


Ky takim mbledh së bashku drejtues nga institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut në mbarë botën, ku Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca merr pjesë në cilësinë e një prej katër përfaqësuesve të zgjedhur për rajonin Evropian.

 

Anëtarët e GANHRI-t janë informuar mbi situatën aktuale në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe bënë thirrje për të gjitha palët që të përmbushin menjëherë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve; duke kërkuar sigurinë, mirëqenien dhe trajtimin e tyre human në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

 

Ndërkohë Anëtarët e byrosë së GANHRI-t kanë konkluduar në një qëndrim të përbashkët mbi advokimin rreth miratimit të një konvente për personat e moshës së tretë.

 

Avokati i Popullit në ushtrimin e aktivitetit institucional është mjaft i angazhuar për avancimin e Shqipërisë në sferën e të drejtave të njeriut në nivel global.