Zhvillohet Seanca Dëgjimore E Kandidatëve Për Dy Pozicione Komisionerësh Të Avokatit Të Popullit
Zhvillohet sot seanca dëgjimore për kandidatët që konkurrojnë për dy pozicione: atë të Komisionerit në Seksionin për Policinë, Shërbimin sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor si dhe të Komisionerit në Seksionin për organet e administratës qendrore, të pushtetit vendor dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të tyre, pranë institucionit të Avokatit të Popullit.
Janë shtatë kandidatë të cilët konkurrojnë për këto pozicione.
Në bazë të Rregullores përkatëse, të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të paraqesin një propozim/platformë të qartë në përputhje me dokumentat dhe instrumentat kryesorë ndërkombëtarë e kombëtarë, si dhe me Strategjinë, Planin e Veprimit dhe Raportet Vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit u uron suksese të gjithë kandidatëve konkurrentë në këtë proces kaq të rëndësishëm për funksionimin dhe mbarëvajtjen e institucionit më të madh të të drejtave të njeriut në vendin tonë.