Urim I Avokatit Të Popullit Me Rastin E Ditë Së Pavarësisë Së Shba

Më 4 korrik 1776, Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara shpalli jo vetëm lindjen e një kombi të ri, por edhe një parim që do të frymëzonte breza të tërë, si një ideal, edhe sot, qëndron në themel të përpjekjeve globale për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë.”
(Deklarata e Pavarësisë, 4 Korrik 1776)
Në këtë ditë simbolike, Institucioni i Avokatit të Popullit i uron popullit amerikan dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë Gëzuar Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin historik të SHBA në forcimin e lirisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor në mbarë botën.