Zhvillimi I Intervistave Për Kandidatët Për Dy Vende Vakante Komisioner Te Avokati I Popullit
NESËR ZHVILLOHEN INTERVISTAT ME KANDIDATËT PËR DY VENDE VAKANTE KOMISIONERËSH TE AVOKATI I POPULLIT
Sipas përcaktimeve ligjore, Institucioni i Avokatit të Popullit ka shpallur konkurrimin për dy vende vakante për Komisioner dhe konkretisht për ato të Komisionerit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe Komisionerit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues.
Intervista e strukturuar me kandidatët do të zhvillohet nesër, ditën e hënë, më datë 31.01.2022, duke filluar nga ora 10.00, në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.
Seanca dëgjimore është e hapur dhe publike dhe në të ftohen të marrin pjesë si vëzhgues organizatat e shoqërise civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, përfaqësues nga Kuvendi ose aktore të tjerë publike që kanë interes për këtë proces.
Linkun e publikimit zyrtar me listën e kandidatëve e gjeni këtu: Materiali i plote