9 Shtator 2021

Avokati I Popullit Të Shqipërisë Ngushëllon Homologun E Maqedonisë Së Veriut Për Ngjarjen Tragjike Në Tetovë


AVOKATI I POPULLIT TË SHQIPËRISË NGUSHËLLON HOMOLOGUN E MAQEDONISË SË VERIUT PËR NGJARJEN TRAGJIKE NË TETOVË

Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca, i dërgoi një letër ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Naser Ziberi, pas ngjarjes tragjike të zjarrit në spitalin e Tetovës që i mori jetën një numri pacientësh që po trajtoheshin aty.

"Në emër të institucionit të Avokatit të Popullit të Shqipërisë, si dhe në emrin tim personal shprehim dhembjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, në spitalin modular për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19", shkruhej në letrën e dërguar nga Avokatja e Popullit.

"Lutemi t’u përcillni ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarëve.

Duke shprehur solidaritetin e plotë për sa më sipër, besojmë që institucionet përkatëse do të marrin të gjithë masat e nevojshme, që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë", përfundon letra.