2 Dhjetor 2022
Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Komferencën E Ombudsmanëve Të Mesdheut
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca,merr pjese ne Konferencen e organizuar nga Shoqata e Ombudsmaneve te Mesdheut (AOM) dhe Komisioneri për Administratën dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (Ombudsmani i Qipros).
Kjo konference organizohet me rastin e 30 vjetorit te themelimit te institucionit te Ombudsmanit te Qipros,me temë: “Shteti i se drejtes, parimet dhe shkembimi i praktikave te mira ne veprimet e kompetencave te Institucionit te Ombudsmanit, si mjete per promovimin e mbrojtjes se mire te te drejtave te njeriut".
Avokatja e Popullit të Shqipërisë do te mbaje fjalen e saj ne Konference lidhur me rolin e Avokatit te Popullit ne mbeshtetjen ndaj shtetit te se drejtes.