16 Nëntor 2022

Delegacioni Nga Maqedonia E Veriut Viziton Avokatin E Popullit


DELEGACIONI NGA MAQEDONIA E VERIUT VIZITON AVOKATIN E POPULLIT

Një delegacion nga institucioni i Avokati të Popullit të Maqedonisë së Veriut mbërriti për një vizitë studimore në vendin tonë, pranë institucionit të Avokatit të Popullit të Shqipërisë.

Delegacioni i cili përbëhet nga përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut, do të zhvillojë takime e vëzhgime për disa ditë pranë seksioneve e zyrave të ndryshme të Avokatit të Popullit në Shqipëri, me qëllim shkëmbimin e përvojës, ndarjen e praktikave më të mira të të dy palëve e forcimin e marrdhënieve mes dy institucioneve tona homologe.

Delegacioni kryhesohet nga Sekretari i Përgjithshëm Demir Hamiti dhe në të bëjnë pjesë edhe Frosina Kiprovska Lukikj nga Departamenti i Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Vesna Kostikj-Ivanovikj dhe Vida Popovska-Kochishka nga Departamenti i Mbrotjes së Migrantëve dhe Azilkërkuesve, si dhe Valmir Murtezani nga Departamenti i Mbrojtjes.

Mysafirët u pritën nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe Komisionerët Ahmet Prençi i Mekanizmit kundër Torturës, Olta Aliaj nga Seksioni i të Drejtave të Fëmijëve, Vilma Shurdha nga Seksioni i Përgjithshëm , Ermonela Ruspi nga Seksioni i Veçantë dhe Sekretari i Përgjithshëm Fatbardh Zenelaj. Delegacioni do të qëndrojë tre ditë në vendin tonë.