11 Nëntor 2022

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Rastet e shqyrtuara nga Avokati i Popullit përgjatë vitit të fundit, shtrihen në gjithë territorin e Shqipërisë, madje ankesa janë pranuar edhe nga qytetarë me banim jashtë vendit.

Megjithatë numri më i madh i rasteve të shqyrtuara i përkasin Tiranës me 603 të tilla.

Vlora dhe Berati janë dy qytetet që pasojnë për nga numri i ankesave të shqyrtuara nga Avokati i Popullit me gjegjësisht, 84 dhe 81 raste.

Ndër qytetet me më pak raste të shqyrtuara renditen Kolonja me 1 rast, Devolli me 2 raste dhe Delvina me 3 raste.

Ndërkohë 22 raste kanë pasur origjinë nga jashtë Shqipërisë e 72 të tjerë kanë qenë me përkatësi të papërcaktuar gjeografike.