3 Nëntor 2022

Avokati I Popullit Rekomandon Garantimin E Të Drejtës Së Ankimit Për Rezultatet E Maturës Shtetërore


AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON GARANTIMIN E TË DREJTËS SË ANKIMIT PËR REZULTATET E MATURËS SHTETËRORE

Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve që të lejojnë rivleresimin e testeve në kuadër të provimeve te Maturës Shtetërore.

Në një rekomandim të dërguar ditën e sotme Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për ndryshimin e pikës 11 të nenit 26, të Rregullores “Për Zhvillimin e Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë”, e cila ndalon të drejtën e ankimit.

Avokati i Popullit vlerëson se ky ndryshim sjell garantimin e së drejtës efektive të ankimit për rezultatet e testimit dhe për informimin e maturantëve në lidhje me këtë çështje.