1 Tetor 2022
Avokati I Popullit Shënon Ditën Ndërkombëtare Të Të Moshuarve
Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Avokati i Popullit vlerëson rolin e rëndësishëm që luajnë të moshuarit në shoqëri, si udhëheqës, mbrojtës dhe kultivues të traditave.
Në shprehje të mirënjohjes, respektit, vlerave dhe kontributit të të moshuarve, Institucioni ynë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë problematikave që ata hasin, duke adresuar nevojat dhe interesat e tyre pranë institucioneve shtetërore, në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave të kësaj shtrese të nderuar të shoqërisë.
Kjo ditë duhet të shërbejë për të mundësuar dhe mbështetur plotësisht dhe efektivisht pjesëmarrjen e të moshuarve në familje, komunitete dhe në të gjithë shoqërinë, për një moshim aktiv gjatë gjithë ciklit jetësor.