27 Shtator 2022

Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Konferencën E Shoqatës Së Ombudsmanëve Mesdhetarë, Në Gjeorgji


AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESË NË KONFERENCËN E SHOQATËS SË OMBUDSMANËVE MESDHETARË, NË GJEORGJI

Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca po merr pjeeë në një Konferencë ndërkombëtare të organizuar nga AOM (Shoqata e Ombudsmanëve të Mesdheut) e cila po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Tema e konferencës janë të drejtat e të moshuarve dhe roli i institucioneve të të drejtave të njeriut në mbrojtjen e tyre.

Avokatja e Popullit do të mbajë një fjalë me fokus te impakti i pandemisë së Covid-19 te të drejtat e kësaj shtrese dhe përvoja e institucionit shqiptar të të drejtave të njeriut në kauzën e mbrojtjes së të drejtave të të moshuarve.