20 Shtator 2022

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Shtatë zyra rajonale të Avokatit të Popullit operojnë në bashki të ndryshme të vendit nga Jugu në Veri.

Zyrat Rajonale të Avokatit të Popullit janë në dispozicion të qytetarëve të cilët mund të krijojnë atje akses me mekanizmat e ankesave adresuar këtij institucioni, pa pasur nevojë të paraqiten në sportelet e zyrës qëndrore në kryeqytet.

Ndër shtatë zyrat rajonale të Avokatit të Popullit, Zyra në Sarandë ka depozituar numrin më të madh të ankesave (594) vitin e fundit, me një rritje edhe krahasuar me një vit më parë. Zyrat e Beratit (315) dhe Pogradecit (233) e pasojnë.

Përveç tyre, Avokati i Popullit ka Zyra rajonale edhe në Vlorë, Shkodër, Kukës dhe Dropull.

Më poshtë, paraqitja grafike e rasteve të depozituara në zyrat rajonale për vitet 2020-2021.