15 Shtator 2022
Avokati I Popullit Shënon Ditën Ndërkombëtare Të Demokracisë
![AVOKATI I POPULLIT SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË DEMOKRACISË](/media/manager/website/articles/306515864_760819591897152_4465105827305731040_n.jpg)
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një stacion periodik që na kujton se rendi shoqëror ku jetojmë arrihet me meritë e nuk mund të merret si i mirëqenë.
Demokracia, kjo aspiratë e popujve prej lashtësisë greke, është sistemi ku qytetari ka zë e ku zëri i qytetarit ka peshë.
Avokati i Popullit i fton qytetarët ta bëjnë të dëgjohet zërin e tyre pasi kësisoj ia mundësojnë demokracisë sonë të re zbatimin e saj të plotë e të vërtetë.