13 Shtator 2022
Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Takimin E Bordit Të Ennhri-T
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, po merr pjesë në takimin e përvitshëm të Bordit drejtues të Rrjetit Europian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ENNHRI) që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës.
Avokati i Popullit është anëtar i ENNHRI-t dhe Avokatja e Popullit përfaqëson institucionin në cilësinë e anëtares së bordit të këtij organizmi që grupon një numër të madh institucionesh që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut në kontinentin tonë.
Përveç çështjeve administrative dhe organizative të ENNHRI-t, në takim po trajtohen edhe tema me interes në lidhje me të drejtat e njeriut, si lufta në Ukrainë, sundimi i ligjit, inteligjenca artificiale etj.