18 Korrik 2022

Avokati I Popullit Inspekton Burgun E Durrësit Pas Raportimeve Për Një Ngjarje Të Rëndë


AVOKATI I POPULLIT INSPEKTON BURGUN E DURRËSIT PAS RAPORTIMEVE PËR NJË NGJARJE TË RËNDË

Avokati i Popullit është njohur nëpërmjet medias lidhur me një ngjarje e rëndë të ndodhur brenda njërës prej qelive të burgut të Durrësit.

Sipas raportimeve, në ambientet e brendshme të këtij institucioni, një i burgosur ka varur veten. Një ekip i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes po verifikojne ne vend ngjarjen.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë institucioneve penitenciare IEVP në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në grarantimin e jetës dhe të drejtave të qytetarëve të cilëve u është privuar liria.

Avokati i Popullit u bën thirrje nstitucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që keto ngjarje të mos ndodhin.