26 Prill 2022
Avokati I Popullit Përshëndet Vlerësimin E Aktivistes Lgbti+
![AVOKATI I POPULLIT PËRSHËNDET VLERËSIMIN E AKTIVISTES LGBTI+](/media/manager/website/articles/279083782_657392022239910_5336228865718273406_n_R12fSfi.jpg)
Institucioni i Avokatit te Popullit përshëndet vlerësimin për kontributin shumëvjeçar të aktivistes për të drejtat e Njeriut, Xheni Karaj!
Xheni Karaj, është aktivistja shqiptare që ka marrë çmimin ndërkombëtar si Mbrojtëse e të Drejtave të Njeriut 2022, nga “Civil Rights Defenders”.
Ky çmim është dhënë për aktivisten duke njohur kontributin e saj ndër vite për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI+ në Shqipëri, ku mjedisi është jo pranues ndaj komunitetit.