28 Shkurt 2022
Nga Aktiviteti I Aleancës Kundër Gjuhës Së Urrejtjes Në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" Të Elbasanit
Në aktivitetin e zhvilluar ditën e djeshme në Universitetin e Elbasanit, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte e pranishme së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, përfaqësuesin e AMA, Arben Muka dhe nga Këshilli i Europës Iva Çoku.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të 12-vjetorit të miratimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.
Çështjet e diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe roli i institucioneve u debatua me shumë interes në një audiencë të përbërë nga studentë të degëve të ndryshme, pedagogë e përfaqësues të medias lokale.