18 Shkurt 2022

Avokatja E Popullit Takohet Me Ministren Per Marrdheniet Me Kuvendin


AVOKATJA E POPULLIT TAKOHET ME MINISTREN PER MARRDHENIET ME KUVENDIN

Avokatja e Popullit zhvilloi sot një takim me Ministren e Shtetit për marrdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

Bashkëbisedim mbi rolin që kanë institucionet e pavarura në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Nevoja që autoritetet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe të ndërmarrin në vazhdimësi masa vetëkorrigjuese në të mirë të shërbimit ndaj qytetarëve tanë.