1 Shkurt 2022

Avokatja E Popullit Të Shqipërisë Rizgjidhet Zëvendëspresidente E Aom


AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË RIZGJIDHET ZËVENDËSPRESIDENTE E AOM

Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca u zgjodh si zëvendës-presidente e Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM - Association des Ombudsmans de la Méditerranée).

Zgjedhjet për bordin ekzekutiv të AOM, pozicion ku Avokatja e Popullit të Shqipërisë ka qenë e zgjedhur edhe në të kaluarën, solli kësaj radhe në drejtim përveç Ombudsmanit të Greqisë që e drejton AOM dhe Avokates së Popullit të Shqipërisë si një nga zëvendës-presidentët, edhe Ombudsmanët e Spanjës dhe Maltës.

Avokatja e Popullit të Shqipërisë u votua maksimalisht me 23 vota unanime nga pjesëmarrësit për pozicionin e saj.

AOM zgjodhi me këtë rast edhe anëtarët e Bordit të qeverisjes, ku fituan përfaqësues të Qipros, Izraelit, Sllovenisë, Tunizisë, Gjeorgjisë si dhe Avokati i Popullit të Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi.