2 Dhjetor 2021

Zhvillohet Seri Trajnimesh Të Seksioneve Të Avokatit Të Popullit Me Fokus Objektivat E Zhvillimit Të Qëndrueshëm


ZHVILLOHET SERI TRAJNIMESH TË SEKSIONEVE TË AVOKATIT TË POPULLIT ME FOKUS OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Në kuadër të marrëveshjes së konsulencës lidhur midis Institutin Danez për të Drejtat e Njeriut (Instituti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut të Danimarkës) dhe konsulentit Hilmi Jashari (ish Avokat i Popullit të Kosovës), përgjatë kësaj jave në Institucionin e Avokatit të Popullit po zhvillohen nje seri trajnimesh intensive me pesë seksionet e institucionit lidhur me të drejtat e njeriut dhe Axhendën 2030 për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

Këto trajnime kanë si qëllim mbështetjen e stafit të Avokatit të Popullit në mënyrë që rekomandimet dhe raportet e konceptuara prej seksioneve, të kenë të përfshirë treguesit përkatës të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij trajnimi i ofrohen udhëzime stafit të Avokatit të Popullit mbi mënyrat në të cilat ata mund të vlerësojnë, monitorojnë dhe raportojnë lidhur me masat e rimëkëmbjes së qëndrueshme të shtetit shqiptar, duke u mbështetur në detyrimet e shtetit për zbatimin e të drejtat e njeriut dhe angazhimet përkatëse sipas Axhendës 2030 për Zhvillimi i qëndrueshëm.

Në konkluzion synimi kryesor i këtij trajnimi është arritja e një plani veprimi të dakortësuar nga Avokati i Popullt për të çuar më tej të drejtat e njeriut dhe integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në lidhje me punën e tyre për rimëkëmbjen e qëndrueshme.

Ditën e djeshme, 1.12.2021 u trajnuan pjesëtarët e Seksionit të Administratës, ndërsa sot më 2.12.2021 morën pjesë në trajnim zyrtarë të Seksionit të Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve.