23 Nëntor 2021

Avokati I Popullit Shpreh Ngushëllimet Për Aksidentin Tragjik Në Bullgari


AVOKATI I POPULLIT SHPREH NGUSHËLLIMET PËR AKSIDENTIN TRAGJIK NË BULLGARI

Avokati i Popullit në Shqipëri ka mësuar me tronditje të madhe lajmin për ngjarjen e tmerrshme në afërsi të Sofjes në Bullgari, ku në një aksident që përfshiu një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, humbën jetën 45 qytetarë.

Avokati i Popullit gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet e viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike dhe t’u urojë shërim të shpejtë të plagosurve.

Pikëllimi për humbjen e kaq shumë jetëve njerëzore, shumica e të cilëve bashkëkombësit tanë shqiptarë, e shumica prej tyre në një moshë fare të re e madje fëmijë, e ka shndërruar në ditë të pashpallur zie këtë të sotmen.

Avokati i Popullit të Shqipërisë i shpreh solidaritetin institucionit homolog nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova dhe u kërkon autoriteteve të këmbëngulin në zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident vdekjeprurës.