30 Qershor 2021

Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Takimin Vjetor Të Aleancës Globale Të Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut (Ganhri)


AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESË NË TAKIMIN VJETOR TË ALEANCËS GLOBALE TË INSTITUCIONEVE KOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT (GANHRI)

 

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë sot në takimin vjetor të Aleancës Globale të Institucioneve të të Drejtave të Njeriut, një organizatë ndërkombëtare që grupon numrin më të madh të institucioneve të të drejtave të njeriut në botë.

Takimi kishte qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave të mira dhe është një aktivitet i përvitshëm i cili organizohet me vendet anëtare të GANHRI-t të cilat përfitojnë nga përvoja e punës së secilit prej pjesëmarrësve.

Avokatja e Popullit të Shqipërisë ishte gjithashtu edhe moderatore e takimit në fjalë të zhvilluar ditën e sotme.