27 Maj 2021
Vizitë E Avokates Së Popullit Në Maqedoninë E Veriut
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca zhvilloi një vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës ajo dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi takime me homologun e saj të sapozgjedhur në këtë post Naser Ziberi si dhe me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, i cili po ashtu ishte pjesë e organizimit të këtij takimi trepalësh.
Objekti i takimeve ishin diskutimet mbi thellimin e bashkëpunimit mes tre institucioneve dhe shkëmbimi i eksperiencave.
Gjatë vizitës në Shkup, Avokatët e Popullit të të tria vendeve u pritën edhe nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.