25 Maj 2021

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Institucioni i Avokatit të Popullit trajton një mori ankesash nga qytetarët çdo vit.

Gjatë vitit të fundit, Tirana është qarku me numrin më të madh të ankesave të paraqitura, duke zënë rreth 45% të totalit prej 5245 rasteve të trajtuar nga Avokati i Popullit.

Pas saj renditet Vlora me 6% të rasteve, e më pas Fieri e Korça me nga 5%. Gjirokastra e Lezha janë qarqet me më pak ankesa të adresuara pranë AP, përkatësisht me nga 1%.

Një numër i madh ankesash, afro 17% e totalit, janë adresuar pa pasur një qark apo vendbanim të përcaktuar.