24 Maj 2021
Avokati I Popullit Merr Pjese Ne Aktivitetin "Shqiperi E Barabarte"
Diskriminimi, gjuha e urrejtjes dhe çdo formë tjetër margjinalizimi ndaj komunitetit LGBTQI+ apo grupimeve të tjera pakicë, janë një njollë turpi për çdo shoqëri.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë në aktivitetin “Shqipëri e Barabartë – një fushatë për ta bërë diskriminim dhe gjuhën e urrejtjes të papranueshëm”, i mbështetur nga programi i Komisionit për Demokraci i Ambasadës Amerikane, dhe i zbatuar nga Open Mind Spectrum Albania (OMSA), në bashkëpunim me organizatën Beyond Barriers.