6 Maj 2021

Publikohet Raport I Ennhri-T Për Vendet Kandidate Për Integrim Në Be


PUBLIKOHET RAPORT I ENNHRI-T PËR VENDET KANDIDATE PËR INTEGRIM NË BE

Rrjeti Europian për Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI) ka publikuar Raportin për Sundimit e Ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Raporti iu dërgua Komisionit Europin për ta informuar lidhur me zhvillimet mbi situatën e sundimit të ligjit në vendet kandidate dhe kandidate potenciale gjatë vitit të kaluar, bazuar në raportimin e anëtarëve të ENNHRI në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut , Serbi dhe Turqi.

Raporti fokusohet në tema thelbësore si sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimi i institucioneve demokratike – në vendet e zgjerimit, gjithashtu edhe në sfondin e situatës emergjente të krijuar nga COVID- 19 pandemi.

Fusha të tjera në fokusin e raportit përfshijnë edhe transparencën e institucioneve, llogaridhënien dhe hapjen e administratave publike, funksionimin e sistemeve të drejtësisë, pengesat për punën e organizatave të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut si dhe kërcënimet ndaj lirisë së medias.

Ndër rekomandimet e Raportit përfshihen:

T’i jepet më shumë konsideratë pavarësisë dhe efektivitetit të IKDNJ-ve në vendet e zgjerimit, dhe përgjigjës së qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të tyre, si një tregues i pavarur për matjen e progresit në plotësimin e kushteve bazë për pranimin në BE dhe ato të merren parasysh në negociatat për zgjerim;

Mundësimi i IKDNJ-ve që të veprojnë si urë lidhëse të objektivave kryesore të BE-së brenda procesit të pranimit me realitetet kombëtare, përfshirë përmes mbështetjes shtesë për paraqitjet e rregullta të IKDNJ-ve në paketën vjetore të zgjerimit përmes ENNHRI, pjesëmarrje e shtuar e IKDNJ-ve në forumet kryesore të politikave dhe mbështetja efektive për IKDNJ-të nën kërcënim.

Mbështetja e IKDNJ-ve për të vepruar si urë lidhëse ndërmjet realitetit në vend dhe bazave për pranim në BE, duke përfshirë mbështetjen në zbatimin e rekomandimeve të IKDNJ dhe fuqizimin e nevojës që aktorët vendor të respektojnë mandatin e IKDNJ-ve dhe të lehtësojnë angazhimin e ndërsjellë;

Forcimi i harmonizimit të politikave dhe rritja e bashkëpunimit me aktorë të tjerë rajonalë për të adresuar shqetësimet e përbashkëta në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendet kandidate dhe kandidate potenciale, veçanërisht përmes mbështetjes, përfshirë përmes ENNHRI, në zbatimin e Rekomandimit të Komitetit të Ministrave të KiE për IKDNJ-të.