5 Maj 2021

Avokatja E Popullit Takon Ambasadorin E Italisë Në Tiranë


AVOKATJA E POPULLIT TAKON AMBASADORIN E ITALISË NË TIRANË

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca zhvilloi një takim kortezie me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Takimi u fokusua në marrdhëniet e veçanta midis dy vendeve tona si dhe ndjenjat miqësore që ushqejnë popujt.

Rruga e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian si dhe ndihma që Italia i jep vendit tonë në këtë drejtim, ishin një tjetër temë e bisedës mes dy zyrtarëve.

Nga bashkëbiseduesit u theksua nevoja që kontaktet midis dy institucioneve të shtohen e zhvillohen si dhe u shkëmbyen konsiderata të ndërsjellta.