3 Maj 2021
Avokati I Popullit Shënon Ditën Botërore Të Lirisë Së Shtypit
Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit institucioni i Avokatit të Popullit solidarizohet me punonjësit e medias në vendin tonë dhe i inkurajon ata të mos i ndalin përpjekjet për arritjen e standardeve të lirisë e pavarësisë në fushën e tyre profesionale.
Gjithashtu Avokati i Popullit mbështet përpjekjet e aktorëve të shoqërisë civile që veprojnë në sektorin e medias për ta rritur vëmendjen dhe presionin pozitiv mbi autoritetet me qëllim shtyrjen përpara të një axhende legjislative e cila garanton një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin e medias në një vend demokratik.