1 Maj 2021

Avokati I Popullit Uron Me Rastin E 1 Majit


AVOKATI I POPULLIT URON ME RASTIN E 1 MAJIT

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, Avokati i Popullit uron gjithë punëmarrësit shqiptarë.

Puna mbetet forma e vetme e ndershme e sigurimit të jetës dinjitoze, andaj nevoja që edhe puna të jetë dinjitoze, është domosdoshmëri.

Punë me dinjitet dhe e shpërblyer drejt është çelësi për përparim shoqëror. Avokati i Populli i çmon përpjekjet e aktorëve të sektorit të të drejtave të punës dhe i inkurajon ata të mos i ndërpresin ato, duke u bërë thirrje njëkohësisht autoriteteve që të ndërmarrin çdo hap për të garantuar të drejtat e punëmarrësve.