28 Prill 2021

Avokatja E Popullit Bashkëbisedon Me Studentë Të Huaj


AVOKATJA E POPULLIT BASHKËBISEDON ME STUDENTË TË HUAJ

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë në seminarin online të Kolegjit të Europës (College of Europe), nga Varshava, Poloni, me studentë të Kampusit Natolin.

Ajo mbajti një fjalë në Panelin "Demokratizimi dhe të drejtat e njeriut", si dhe iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të studentëve.

Avokatja e Popullit bëri një prezantim të shkurtër të kontekstit shqiptar të të Drejtave të Njeriut, rolit dhe misionit të Avokatit të Popullit si dhe të reformës në drejtësi si një nga shtyllat kryesore të garantimit të funksionimit të shtetit ligjor në vendin tonë.