6 Prill 2021

Avokatja E Popullit Takohet Me Kreun E Misionit Të Vëzhgimit Të Osbe/Odihr Për Zgjedhjet


AVOKATJA E POPULLIT TAKOHET ME KREUN E MISIONIT TË VËZHGIMIT TË OSBE/ODIHR PËR ZGJEDHJET

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca zhvilloi sot një takim me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek.

Ambasadorja Gacek u interesua mbi rolin e institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, sferën e tij të ndikimit, bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe planet për të ardhmen.

Avokatja Ballanca foli pozicionin e institucionit kushtetues të Avokatit të Popullit në Shqipëri, në ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve mes të cilave, e drejta e votës është ndër më themeloret.

Të dyja bashkëbisedueset shprehën nevojën që gjuha e urrejtjes dhe stigmatizimi të mos fitojnë terren duke u stabilizuar si normë shoqërore e toleruar e madje edhe nxitur nga figurat publike, por të dënohen në çdo rast e çdo rrethanë nga të gjithë.

Avokatja e Popullit nënvizoi nevojën që këto zgjedhje të jenë në funksion të qytetarëve duke iu kthyer funksionit të tyre primar, atij të zgjedhjes së përfaqësueve të vullnetit të popullit.