25 Janar 2021

Avokatja E Popullit Pret Kreun E Osbe-Së Në Tiranë


AVOKATJA E POPULLIT PRET KREUN E OSBE-së NË TIRANË

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca u takua me ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në Tiranë Viçenco Del Monako.

Takimi u zhvillua në Institucionin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë dhe u përqendrua në tema që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.

Avokatja e Popullit e falënderoi ambasadorin Del Monako për bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe shprehu besimin për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Ambasadori i OSBE-së shprehu mbështetjen për institucionin më të rëndësishëm kushtetues të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri, sikundër është Avokati i Popullit dhe e ftoi institucionin të jetë i përfshirë në ODIHR Refference Tool, që është një mekanizëm në ndihmë të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut në rrethana emergjence.

Dy bashkëbiseduesit ndanë mendime edhe mbi gjendjen e përgjithshme në vend si dhe situatën e Pandemisë Globale të Covid-19.