20 Janar 2021

Avokatja E Popullit Të Shqipërisë Merr Pjesë Në Forumin E Ombudspersonave Të Ballkanit


AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË MERR PJESË NË FORUMIN E OMBUDSPERSONAVE TË BALLKANIT

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë sot në forumin rajonal të organizuar në kuadrin e rrjetit të Ombudspersonave të Ballkanit.

Takimi u organizua me qëllim trajtimin e disa çështjeve me rëndësi për funksionimin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut në rajonin tonë.

Midis temave të trajtuara u përfshinë ato mbi përvojat e institucioneve të të drejtave të njeriut në Ballkan në kushtet e pandemisë si dhe hapat dhe ecuria e konsolidimit të rrjetit rajonal të Ombudspersonave.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia e Turqia.