Inspektim Në Bashkinë E Durrësit
Në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe Seksioni i Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e AP -së, vijojnë punën për monitorimin e veprimtarisë administrative të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës në zbatim të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
Më datë 15 janar 2021 u zhvilluan disa takime në Bashkinë e qytetit të Durrësit ku në fokus të inspektimit ishin çështjet:
- mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të fëmijëve në situatën e pandemisë
- funksionimi i strukturave përgjegjëse dhe ofrimi i shërbimeve, në përputhje me detyrimet ligjore
- vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijëmësi
Këto takime vijnë si rrjedhojë edhe e zbatimit të Rezolutës së Kuvendit të RSH-së për veprimtarinë e institucionit të AP-së ku në thelb synojnë të zbërthejnë funksionin mbrojtës të AP-së për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Në vijim takime dhe vizita monitoruese do të zhvillohen edhe në bashki të tjera të vendit dhe në përfundim të procesit të monitorimit, do të hartohet raporti me gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse.
AP dhe KMPDF, edhe pse në këto kushte, nuk do të reshtin në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave ligjore, për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetit në situatën e pandemisë, si dhe më e rëndësishmja, mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të fëmijëve në interesin më të lartë të tyre!