4 Dhjetor 2020
Avokati I Popullit Merr Pjesē Në Hedhjen E Shortit Të Ked
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka qenë e pranishme në hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Institucioni i Avokatit të Popullit gëzon të drejtën e vëzhguesit në këtë Këshill.
KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë që ka një rol kyç midis institucioneve të reja të drejtësisë andaj mbarëvajtja e punës dhe procedurave të tij të funksionimit ka një rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë, të drejtat e të cilëve mbron Avokati i Popullit.
Presidenti i Republikës ka përcaktur datën e sotme për hedhjen e shortit. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.