Avokati I Popullit Shënon Ditën Ndërkombëtare Të Personave Me Aftësi Të Kufizuara
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Institucioni i Avokatit të Popullit solidarizohet dhe shpreh mbështetjen për këtë kategori qytetarësh të cilët kanë nevojë më shumë se kushdo të ndjejnë dorën ndihmëse të shoqërisë.
Si një Institucion i cili suportin dhe promovimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar e ka pjesë të pandarë të misionit të vet, Avokati i Popullit është angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet që pozita e këtyre qytetarëve të avancojë duke njohur faktin se aftësitë e kufizuara nuk mund të jenë kurrsesi kufizim i potencialit të pafundëm njerëzor që mbart kjo kategori.
Duke u bërë thirrje autoriteteve tona që ta rrisin vëmendjen për Personat me Aftësi të Kufizuara, shprehim edhe një herë mbështetjen e institucionit tonë për ta dhe i urojmë në ditën e tyre ndërkombëtare.