18 Nëntor 2020

Seksioni I Te Drejtave Te Femijeve I Avokatit Te Popullit Merr Pjese Ne Konferencen E Enoc


SEKSIONI I TE DREJTAVE TE FEMIJEVE I AVOKATIT TE POPULLIT MERR PJESE NE KONFERENCEN E ENOC

Rrjeti Evropian i Ombudsmanëve për Fëmijë, ENOC, në datat 16-18 nëntor 2020, zhvilloi online Konferencën Vjetore të 24-ërt, me temë “Child Rights Impact Assessment-Vlerësimi i ndikimit në të drejtat e fëmijëve" (CRIA).

KMPDF mori pjesë në këtë konferencë, ku diskutimet e të gjithë të pranishmëve e vunë theksin në vlerësimin e ndikimit të politikave dhe ligjeve në të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe sollën në vëmendje, se politikat që ndikojnë drejtëpërdrejt ose jo tek fëmijët, duhet të hartohen, zbatohen e monitorohen, duke të mbajtur në konsideratë parimin e interesit më të lartë të fëmijës, i mishëruar edhe në Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Fëmijës.

Anëtarë të ENOC-ut u bëjnë thirrje qeverive respektive, Këshillit të Evropës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, të përdorin proceset e Vlerësimit të Ndikimit të të Drejtave të Fëmijëve (CRIA) dhe Vlerësimit të Ndikimit të të Drejtave të Fëmijëve (CRIE), për të ndihmuar në përçimin e të drejtave të fëmijëve në ligj, politikë, alokim buxhetor, si dhe vendime të tjera administrative, të promovojnë dhe mbështesin përdorimin e CRIA-s nga të gjitha organet shtetërore, pjesë e ciklit të politikave publike.

Institucioni i AP -së, përfaqësuar nga KMPDF, si anëtar i Rrjetit ENOC, ka dëshmuar motivim dhe përkushtim për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, në zbatimin e interesit më të lartë të tyre, duke miratuar për herë të parë instrumentin e Vlerësimit të Ndikimit (IA) në procesin e hartimit të legjislacionit, me fokus të drejtat e fëmijëve - CRIA, një instrument të dedikuar për vlerësimin e ndikimit të politikave e ligjeve në të drejtat e fëmijës, dokument, që pritet të lancohet së shpejti.