24 Shtator 2020
Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Tryezën E Rrumbullakët Mbi Mbrojtjen E Lumit Vjosë
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte e ftuar dhe mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “E ardhmja e lumit Vjosë” - ndërtim digash apo park kombëtar’.
Tryeza u organizua nën kujdesin e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tiranës,
Të pranishëm në veprimtari ishin edhe Rektori i UT-së Artan Hoxha, zyrtarë, shkencëtarë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, diplomatë, si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, të pushtetit vendor, grupe të interesit e përfaqësues të shoqërisë civile.
Në takim u diskutua e u hodhën mendime mbi të ardhmen e lumenjve dhe strategjisë mjedisore të Shqipërisë.