10 Qershor 2020
Zhvillohet Takim Mes Institucionit Të Avokatit Të Popullit Dhe Komitetit Shqiptar Të Helsinkit
U zhvillua sot një takim i përbashkët midis institucionit të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në takim mori pjesë Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, komisioneret Ermonela Xhafa dhe Ermonela Ruspi, ndërsa nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, drejtoresha Erida Skëndaj dhe Ardita Kolmarku.
Në takim u diskutua mbi mundësinë e bashkëpunimit mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe KSHH, në organizimin e misioneve të përbashkëta të monitorimit në sistemin penitenciar shqiptar.
Palët shprehën dakordësinë për rritjen e bashkëpunimit dhe u angazhuan për ta konsideruar harmonizimin e përpjekjeve në misionin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.