28 Maj 2020

Avokati I Të Popullit Zhvilloi Takim Me Përfaqësuesit E Aleancës Për Mbrojtjen E Teatrit


AVOKATI I TË POPULLIT ZHVILLOI TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Ditën e sotme, dt. 28 Maj 2020, në ambjentet e institucionit të Avokatit të Popullit u zhvillua një takim me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në takim ishte e pranishme Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, Komisionerja e Seksionit të Administratës Erjona Canaj si edhe përfaqësues të institucionit që po ndjekin hetimin administrativ të iniciuar nga institucioni ynë.

Në fokus të diskutimit ishin masat e marra nga Avokati i Popullit në ushtrim të kompetencave të tij Kushtetuese në lidhje me hetimin administrativ e më gjerë, për ngjarjen e ndodhur më datë 17.05.2020, shembja e Teatrit kombëtar.

Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkuan mbështetjen e institucionit të Avokatit të Popullit në pikëpamjen e mbrojtjes së të drejtave të shtetasve shqiptarë, të drejta të cilat pretendohet se janë shkelur nga veprimet apo mosveprimet e institucioneve shtetërore të përfshira në veprimtarinë e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në përfundim të takimit Avokati i Popullit shprehu gadishmërinë dhe vendosmërinë e institucionit që drejton për ccuarjen përpara të hetimit të përgjithshëm administrative në kuadër të evidentimit të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes maksimale në frymën e mbrojtjes së të drejtave kushtetuese.