14 Shkurt 2020
Avokati I Popullit Pret Përfaqësinë E Studiuesve Në Mbrojtje Të Lumit Vjosë
Një përfaqësi profesorësh dhe akademikësh nga Shqipëria dhe bota u takua me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në kuadrin e një nisme për mbrojtjen e lumit të Vjosës nga ndërtimet e digave dhe hidrocentraleve.
Grupi përfaqësohej nga profesor Aleko Miho i Universitetit të Tiranës dhe profesor Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vienës.
Të angazhuar në një iniciativë që synon ndërgjegjësimin e autoriteteve shqiptare në mbrojtjen e lumit të Vjosës i cili është lumi i fundit i egër në Europë, studiuesit u dëgjuan me vëmendje nga Avokatja e Popullit dhe u siguruan se në kuadrin e mandatit të institucionit tonë mbi të drejtat e qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm, çështja e adresuar prej tyre do të ndiqet me përparësi.