11 Shkurt 2020
Avokatja E Popullit Zhvillon Takim Me Ekipin Faktmbledhës Të Komisionit Të Venecias Mbi Paketën Antishpifje
![Avokatja e Popullit zhvillon takim me Ekipin faktmbledhës të Komisionit të Venecias mbi Paketën Antishpifje](/media/manager/website/articles/84208144_2446150462155879_2909406684487090176_n.jpg)
Delegacioni i Komisionit të Venecias ishte sot në takim me zyrtarë të Avokatit të Popullit për të dëgjuar pikëpamjet e institucionit në lidhje me paketën antishpifje. Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri beson se çdo rregullim në sektorin e medias duhet të respektojë në mënyrë strikte parimet dhe garancitë e dhëna nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.