5 Shkurt 2020
Avokatja E Popullit Erinda Ballanca Priti Në Një Takim Komisionerin E Lartë Të Osbe-Së Për Pakicat Kombëtare
![AVOKATJA E POPULLIT ERINDA BALLANCA PRITI NË NJË TAKIM KOMISIONERIN E LARTË TË OSBE-së PËR PAKICAT KOMBËTARE](/media/manager/website/articles/84111992_2433293716774887_2356745166309556224_n.jpg)
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca priti sot në një takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zannieri.
Takimi u organizua përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në kuadrin e një vizite që po zhvillon në Shqipëri një delegacion i Komisariatit të OSBE për pakicat kombëtare të kryesuar nga z.Zannieri.
Takimi u fokusua në gjendjen e pakicave kombëtare në Shqipëri dhe në Ballkan.
Avokatja e Popullit e inkurajoi zyrën e Komisionerit të Lartë për Pakicat për angazhimin në realizimin e objektivave në lidhje me çështje të mbetura pezull rreth situatës së minoriteteve në Ballkan.